INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet për Tiranën, voton Erion Veliaj: Kjo votë për të ardhmen, falenderoj…

Zgjedhjet për Tiranën, voton Erion Veliaj: Kjo votë për të ardhmen, falenderoj…

Publikuar më: 08:57 30-06-2019

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili garon për një mandat të dytë në këtë drejtimin e kryeqytetit ka votuar në Qendrën e Votimit në Parkun Olimpik ku shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Në këto zgjedhje Erion Veliaj garon përballë kandidatit të Bindjes Demokratike, Arben Skendëri. Pas procesit të votimit, Veliaj u prit me duartrokitje ndërsa tha se këto zgjedhje do të jenë për qytetin, por edhe falenderoi kundërshtarin e tij.

Mirëmëngjesi të gjithve, në këtë ditë të bukur dhe me diel për Tiranën tonë. Jam shumë i emocionuar sot, teksa vendosim se si do të vazhdojë qyteti. Dua ti bëj thirrje të gjithë qytetarëve sot të dalin dhe të votojnë. E di që ka parti që kanë bindje politike, që kanë inate të vjetëra dhe pazare të pambyllura, por këto zgjedhje janë për qytetin tonë. Këto zgjedhje janë për qytetin, për kopshtet, cerdhet, për mënyrën se si si pastrohet qyteti. Ndaj dhe mbipolitizimi dhe përdorimi i zgjedhjeve për të larë hesapet që dikush ka me të kaluarën nuk më bën sens.

Jam i lumtuar të shikoj që në të gjithë qytetin ka radhë për të votuar. Dua ta falenderoj garuesin tjetër është një çun Tirane, që pavarësisht bindje që ne kemi të ndryshme, një gjë na bashkon. Si ai, si unë çunat kemi vendosur t'i rrisim këtu. Këtë qytet ta kemi shtëpinë tonë, të hedhim rrënjë këtu.

Këto zgjedhje janë për atë që na bashkojnë dhe për mbarëvajtjen e punëve në qytet. Sot është një ditë e nxehtë ndaj do doja ti ftoja qytetarët që të shikonin vijueshmërinë e procesit të gjenin një moment të përshtatshëm."

Article Logic
Execution time: 0.0036211013793945