INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbyllet procesi zgjedhor/ Për herë të parë shumica e kandidatëve të vetëm

Mbyllet procesi zgjedhor/ Për herë të parë shumica e kandidatëve të vetëm

Publikuar më: 19:05 30-06-2019

Ora 19 shënoi dhe mbylljen zyrtare të procesit të votimeve që nisi në orën 7 të mëngjesit. Deri më tani janë shënuar vetëm incidente sporadike në disa bastione të djathta. Ndërsa sa i përket pjesëmarrjes ajo ende nuk është zyrtarizuar por nga raportimet e mëparëshme të KQZ-së në rang vendi është e ulët. Bën përjashtim Tirana që ka patur mbi 120 mijë pjesëmarrës. Ndërsa Tropoja është qyteti me pjesëmarrjen më të ulët të banorëve në votime. Në fakt kjo ka një shpjegim pasi për herë të parë në mbi 29 vite demokraci në garë nuk merr pjesa opozita. Ata kanë kohë që kanë lajmëruar se nuk do merrnin pjesë në zgjedhje me kryeministër Ramën dhe Ilir Meta bëri një lëvizje për të shmangur ndonjë përplasje të mundëshme, anuloi këtë datë dhe dekretoi një datë të re, 13 tetorin. Po socialistët nuk ranë kurrë dakord dhe i shkuan deri në fund dekretit të parë të Metës duke përbyllur sot të vetëm zgjedhjet vendore.

Article Logic
Execution time: 0.0036790370941162