INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhelal Mziu nuk ia lë zyrën Rakip Sulit

Xhelal Mziu nuk ia lë zyrën Rakip Sulit

Publikuar më: 19:27 30-06-2019

Kreu aktual i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu deklaron se nuk do e lërë zyrën e tij për Rakip Sulin, kandidatin e Partisë Socialiste në këto zgjedhje. Në një intervistë për median ndërkombëtare, “Al Jazeera”, ai tha se e vetmja gjë që e nxjerr nga zyra e kryebashkiakut të Kamzës është vota e njerëzve.

“E vetmja gjë që mund të më lëvizë nga zyra, është vota e njerëzve dhe jo vendimi i një partie politike. Ne nuk jemi në Korenë e Veriut dhe nuk jemi më në komunizëm. Unë nuk do të njoh këto zgjedhje”, shprehet kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu për gazetarin e “Al Jazeera”.

Për këtë media sot ka folur edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili ka thënë se shqiptarët janë të shokuar nga mosreagimi i ndërkombëtarëve për përgjimet e Bild.

Article Logic
Execution time: 0.0038762092590332