INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një kërkesë publike për Xhelal Mziun. Ja nga kush

Një kërkesë publike për Xhelal Mziun. Ja nga kush

Publikuar më: 12:24 11-07-2016

Ka një kërkesë publike për Kryetarin e Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu, i cili e drejton këtë njësi vendore për disa mandate. Në media është publikuar një letër, më anë të së cilës një banor i kësaj njësie kërkon zgjidhje për problemin e tij.
Bëhet fjalë për Xhevahir Deda, një banues në Babrru, i cili fatkeqësisht nuk gëzon kushte të mira shëndetësore. Deda ndodhet në karrocë invaliditeti dhe mban statusin e invalidit para dhe tetraplegjik.
Shqetësimi i tij nuk ka lidhje me sëmundjen, por me infrastrukturën rrugore. Në një mesazh të publikuar në media, Deda thotë se i është drejtuar kreut të kësaj njësie vendore për hallin e tij, por jo vetëm nuk ka marrë zgjidhje por është ofenduar nga Mziu.
Xhevahir Deda:
“Përshëndetje, unë që po të shkruaj jam një invailid para dhe tetraplogjik. Unë kam një hall shumë të madh, kam një rrugë 150 metra vetëm gurë e granit. Unë jam me karrocë kam këputur 4 karroca deri tani. I kam shkruajtur zotit Xhelal Mziut, Kryetari i Bashkisë së Kamzës por ai me ka ofenduar, ju lutem më ndihmoni… Me respekt Xhevair Deda, Babrru”.

Article Logic
Execution time: 0.0042159557342529