INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni cilat janë këngët më të kërkuara nga shqiptarët në Shazam për vitin 2017 [VIDEO]

Zbuloni cilat janë këngët më të kërkuara nga shqiptarët në Shazam për vitin 2017 [VIDEO]

Publikuar më: 20:29 31-12-2017

2017 do të mbahet mend si një nga vitet ku kanë ndodhur një sërë ngjarjesh që do mbeten gjatë në histori. Gjithashtu një bujë të madhe ka pasur në muzikë në mbarë botën. Dhe muzika më e mirë nuk kishte si të mos përfshihej në IN Tv dhe IN radio 105.7. Një bum artistësh të rinj dhe rikthimi i “veteranëve “ të vjetër medoemos do të garantonin një sukses mbarëbotëror. Që nga këngët më të klikuara tek hitet e club-eve, zëri i lartë i radios në makina, muzikën e 2017 do ta konsideronim si një “bombë” tashmë të shpërthyer. 


Gjatë vitit që lamë pas, një rubrikë interesante ishte edhe ajo e këngëve më të kërkuar nga shqiptarët në Shazam, ku javë pas jave ka patur ndryshime të klasifikimit. E nisur nga kjo, ne kemi zgjedhur një playlistë me 4 këngët më të kërkuar nga shqiptarët për vitin 2017. Klasifikimi është bërë duke u nisur nga “jetëgjatësia” e këngëve në Top5 dhe kënga që triumfon, është Rockstar e Post Malone ft 21 Savage. Në këtë klasifikim ndodhen dhe dy këngë latine, pikërisht “Mi Gente” dhe “Despacito”. Ja klasifikimi i plotë:

5-Ed Sheeran - Shape of You

4-Luis Fonsi - Despacito ft. Daddy Yankee

3-J Balvin, Willy William - Mi Gente

2-Jason Derulo - Swalla (feat. Nicki Minaj & Ty Dolla $ign)

1-Post Malone - rockstar ft. 21 Savage

Article Logic
Execution time: 0.0033769607543945