INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky vendim që duhet të merrni në vitin 2018 do t’ju kursejë shumë orë dhe do t’ju bëjë më të lumtur

Ky vendim që duhet të merrni në vitin 2018 do t’ju kursejë shumë orë dhe do t’ju bëjë më të lumtur

Publikuar më: 21:20 31-12-2017

Është fillimi i një viti të ri, që do të thotë se është koha të vvendosni disa objektiva dhe të merrni vendime. Këto të fundit merren për disa arsye të ndryshme, për tu përpjekur për të qenë më të shëndetshëm, më social apo edhe më shumë vullnetarë. Por për t’i bërë këto gjëra, duhet pak kohë. Dhe pikërisht këtu e kemi fjalën për atë çfarë ju thamë në titull. Ky vendim mund t’ju shpëtojë mesatarisht 300 orë kohë të humbur, sipas një studimi të ri dhe është super e thjeshtë. A jeni gati? Ajo çfarë duhet të bëni është të fshini Facebook-un tuaj. Mund t’ju ketë ardhur si bombë por studimi e shpjegon mirë.

Një artikull i ri në revistën Cyberpsychology, Behavior and Social Netëorking zbuloi se një përdorues mesatar amerikan i Facebook shpenzon minimalisht 50 minuta në Facebook çdo ditë.
Nuk është vetëm fakti se kurseni 300 orë duke fshirë Facebook, por gjithashtu fshini shumë negativitet në jetën tuaj. Pra nëse vendimet tuaja do të jenë pozitive, fshirja e Facebook do t’ju ndihmonte.

Në artikull thuhet se të fshish këtë rrjet social, ju rrit kënaqësinë në jetën tuaj dhe i bën emocionet tuaja më pozitive. Të themi të drejtën Facebook nuk është se na ka bërë të lumtur, kështu që duke e fshirë atë do jemë më sociale, do i urojmë njerëzit live për ditëlindjen. Nuk po ju detyrojmë ta fshini sepse mund t’ju duhet për punë, por po ju themi çfarë është me e mira për ju.

Article Logic
Execution time: 0.0039510726928711