INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet nëndetësja e Pablo Escobar, pasuria që mund të fshehë është me të vërtetë STRATOSFERIKE [VIDEO]

Zbulohet nëndetësja e Pablo Escobar, pasuria që mund të fshehë është me të vërtetë STRATOSFERIKE [VIDEO]

Publikuar më: 20:55 24-01-2018

Ish-agjentë të CIA-s thuhet se kanë gjetur një nëndetëse që përdorej nga lordi kolumbian i drogës, Pablo Escobar për të trafikuar kokainë. Përveç rrugëve tokësore dhe ajrore, ai përdorte dhe detin për të transportuar drogën nga Kolumbi në Porto Riko, e cila më pas hynte në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas agjentëve nëse nëndetësja e gjetur është ajo e Pablo Escobar, atëherë mund të zbulohet edhe vendi i pasurisë së fshehur prej 50 miliardë dollarësh.

Daily Mail shkruan se ish-agjentët e CIA janë duke eksploruar në një zonë të panjohur jashtë brigjeve të Kolumbisë.

Discovery Channel ka ndjekur dy ish-agjentë të CIA-s që janë vënë në kërkim të pasurisë së Escobar.
Pablo Escobar, një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës, drejtonte kartelin Medelin në Kolumbi. 80% e sasisë së kokainës që konsumohej në Shtetet e Bashkuara në vitet 1980 ishte futur në territorin amerikan nga Escobar.

Article Logic
Execution time: 0.0041699409484863