INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama tha që Serbia hyn në BE kur të njohë Kosovën, “tërbohen” mediat serbe, shihni çfarë shkruajnë [FOTO]

Rama tha që Serbia hyn në BE kur të njohë Kosovën, “tërbohen” mediat serbe, shihni çfarë shkruajnë [FOTO]

Publikuar më: 21:16 24-01-2018

Gjatë qëndrimit në Davos, ku po zhvillohet Forumi Ekonomik Botëror, kryeministri Rama është takuar edhe me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat serbe në vizitën e tij në Zvicër, ku ka folur dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

A prisni ju që Serbia dhe Shqipëria do të hyjnë së bashku në BE, apo ka parashikime që ndoshta Serbia mund të hyjë në BE para Shqipërisë. Çfarë mendoni për këtë?
Është një proces i bazuar tek merita dhe ndërsa flasim Serbia është më përpara, sepse Serbia tashmë duke negociuar dhe jemi duke pritur me padurim të nisim negociatat këtë vit. Por është një garë e shëndetshme, le të themi.

Procesi i anëtarësimit bazohet në të arriturat. Serbia është para nesh sepse tashmë po zhvillon negociata, por ne shpresojmë se sivjet do t’i fillojmë negociatat.
Por se kjo është konkurrencë e shëndoshë dhe ne kemi dëshirë të përparojmë dhe pse jo, në të ardhmen të jemi në pozitë të njëjtë dhe të hyjmë përnjëherë në BE, me supozimin që Serbia të njohë Kosovën”

Ata e kanë cilësuar si provokim të radhës deklaratën e kryeministrit shqiptar. “Menjëherë pas takimit me Vuçiç, Rama provokon Serbinë”, ka shkruar një nga mediat serbe Alo.rs e pas saj edhe shumë të tjera.

provo.png

Article Logic
Execution time: 0.0040378570556641