INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohen detaje të reja të protestës së 16 marsit

Zbulohen detaje të reja të protestës së 16 marsit

Publikuar më: 16:54 11-03-2019

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha ka zbuluar një detaj të ri të protestës së 16 marsit që do të zhvillohet para Kryeministrisë. Në protestën e 16 marsit do të ketë përfaqësues dhe nga diaspora. 

“Rama të dialogojë me ata që i ka në protesta. Më 16 mars do zhvillohet një nga protestat më të mëdha që ka parë Shqipëria në këto 20 vite. Do kemi edhe përfaqësues nga diaspora”, u shpreh Gjosha në një studio televizive.
Sipas saj, vendi do shkojë në zgjedhje të parakohshme para atyre të qershorit dhe se kryeministri Rama do të japë dorëheqjen.
“Vendi është në situatë ekstreme. Cilido kryeministër përballë qytetarëve e ka të vështirë të rezistojë. E them me bindje Rama do ta japë dorëheqjen”, shtoi Gjosha.

Article Logic
Execution time: 0.0032970905303955