INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pamjet e përplasjes së banorëve me policinë për shembjen e shtëpisë, për Ramën të rënda

Pamjet e përplasjes së banorëve me policinë për shembjen e shtëpisë, për Ramën të rënda

Publikuar më: 15:47 11-03-2019

Kryeministri Edi Rama ka folur në rrjetet sociale për përplasjen e banorëve të një shtëpie pranë shkollës "Petro Nini Luarasi" në Tiranë me blutë.

Sipas Ramës pamjet ishin të rënda, por sulmon edhe median, që i referohet kazani. Rama thekson se qeveria nuk ka lidhje me vendimet e gjykatave, ndërsa e sheh detyrim ligjor që policia t'i përgjigjet përmbarimit.
'Të trishtueshme pamjet nga rruga e shtëpisë ku kërkohet ekzekutimi i një vendimi gjyqi të formës së prerë. Por e trishtueshme edhe se si Kazani i përzien gjërat pa lidhje! Qeveria s'ka asnjë fuqi mbi vendimet e gjykatave dhe policia e ka detyrim ligjor t'i përgjigjet Përmbarimit', thekson kryeministri.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033500194549561