INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protestuan në Fier kundër Ramës, në pranga 4 persona, procedohen 41 të tjerë

Protestuan në Fier kundër Ramës, në pranga 4 persona, procedohen 41 të tjerë

Publikuar më: 11:00 09-03-2019

Policia ka arrestuar 4 persona si dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 41 të tjerë, të cilët gjatë ditës së djeshme kanë marrë pjesë në grumbullime të paligjshme dhe kanë mbajtur të bllokuar rrugën duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve.

“U arrestuan në flagrancë për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, shtetasit:
– H.H, 59 vjeç, banues në Patos
– G.B, 56 vjeç, banues në Patos
– B.J, 56 vjeç, banues në Patos
– B.Xh, 56 vjeç, banues në Roskovec.

Janë proceduar në gjendje të lirë edhe 41 shtetas të tjerë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa vazhdon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë, të cilët kanë marrë pjesë në këto grumbullime të kundraligjshme.

Article Logic
Execution time: 0.00394606590271