INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raporti për të drejtat e grave, shteti më i mirë në botë është në Europë…

Raporti për të drejtat e grave, shteti më i mirë në botë është në Europë…

Publikuar më: 10:42 09-03-2019

Zvicra është shteti më i mirë në botë për të drejtat e grave, dhe që promovon barazinë e grave në vendin e punës. Një përfundim të tillë e bëri me dije Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik (OECD), raport i publikuar me rastin e e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Pas Zvicrës vinin Danimarka, Suedia, Franca dhe Portugalia, sipas një treguesi që rendit 120 vende për nga mënyra se si e trajtojnë diskriminimin kundër grave, me ligjet dhe reformat e tyre politike.

Ndërkohë, Guinea, Jordania, Irani, Pakistani dhe Jemeni renditeshin në fund të treguesit të OECD-së për Institucionet Sociale dhe Gjininë.

Diskriminimi gjinor, duke përfshirë gjymtimin e organeve femërore, shkeljen e të drejtave riprodhuese, pagat dhe dhunën gjinore, vlerësohet se i kushton ekonomisë globale 6 trilion dollarë, ose 7.5 për qind të vlerës, thuhet në raport.

OECD i jep Zvicrës rezultatin 8.1 në renditje për diskriminimin gjinor “shumë të ulët” si dhe për ligje të forta dhe norma shoqërore që trajtojnë këto çështje.

Ndërsa Jemeni kishte rezultatin 64 për ashpërsinë e normave gjinore që kufizojnë liritë, qasjen financiare, dhe drejtësinë për viktimat femra të dhunës dhe përdhunimit.

Article Logic
Execution time: 0.0036330223083496