INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Udhëzimi/ Sa taksa do të paguani për pagat dhe fitimin

Udhëzimi/ Sa taksa do të paguani për pagat dhe fitimin

Publikuar më: 09:29 09-03-2019

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit se është publikuar në Fletoren Zyrtare Nr. 23, datë 26 shkurt 2019, udhëzimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 5, datë 30.01.2006 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”.

Ky Udhëzim përcakton me hollësi se si do të zbatohen në praktikë ndryshimet e bëra në ligj me Paketën Fiskale 2019 lidhur me normat tatimore të taksimit të pagave dhe të ardhurave të tjera personale të qytetarëve, tatimin mbi fitimin, tatimin mbi dividentin etj.

Sipas Udhëzimit, norma tatimore e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi sipas nivelit të pagës bruto zbatohet sipas kategorive të mëposhtme: 0% për pagën mujore bruto deri 30.000 lekë; 13% për pagën mujore bruto 30.001 – 150.000 lekë dhe 23% për pagën mujore bruto mbi 150.000 lekë. Ndryshimi në këtë mes ka të bëjë me faktin se më parë norma 23% fillonte nga pagat 130.000 lekëshe, ndërkohë që tani nga 130.000 deri në 150.000 do të taksohen me normën 13%.

Norma tatimore e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi

0% për pagën mujore bruto deri 30.000 lekë
13% për pagën mujore bruto 30.001 – 150.000 lekë
23% për pagën mujore bruto mbi 150.000 lekë

Article Logic
Execution time: 0.0034770965576172