INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taksa për mallrat serbe/ BE kërkon dialog! Haradinaj: Përgjigja ndaj arrogancës serbe

Taksa për mallrat serbe/ BE kërkon dialog! Haradinaj: Përgjigja ndaj arrogancës serbe

Publikuar më: 15:59 28-01-2019

Bashkimi Europian vijon t’i bëjë thirrje qeverisë së Kosovës që të heq taksën 100% ndaj mallrave serbe, cka do të mundësonte vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Koçijançiç, ka theksuar se qëndrimi i BE-së sa i takon taksës mbetet po ai që ka qenë, kundër masës së vendosur ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake. Sipas saj, BE-ja pret qëSerbia e Kosova të angazhohen në procesin e dialogut, në mënyrë që të shkohet drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Nga ana tjetër kryeministri Haradinaj këmbëngul se vendosja e taksës ndaj Serbisë, ishte dhe mbetet përgjigja e duhur ndaj arrogancës serbe.

Në një intervistë për prestigjozen AFP kreu i ekzekutivit shtoi se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është e mundur këtë vit, por jo duke përfshirë ndryshimin e kufijve, kjo pasi sipas tij shkëmbimet e territorit mund të ringjallin djajtë e vjetër në Ballkanin e luftës.

Haradinaj tha se Beogradi ka kohë që bën fushatë për të lënë Kosovën jashtë organizatave ndërkombëtare, përfshirë OKB. Ai theksoi se tarifa nuk do të hiqej derisa Beogradi të njihte Kosovën.

Gjithsesi ai la hapur dhe një mundësi të dytë duke thënë se nëse bisedimet bëhen serioze … nëse ka një konferencë … ku gjithçka është e përgatitur për të marrë një vendim, Prishtina do të jepte një shans për procesin.“Por nëse Serbia thotë se kurrë nuk do ta njohë Kosovën, përgjigjja ime është ne kurrë nuk do ta heqim taksën”, përfundoi Haradinaj.

Article Logic
Execution time: 0.0035359859466553