INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çudi por e vërtetë, ka edhe qytetarë të lumtur që paguajnë taksa për infrastrukturën

Çudi por e vërtetë, ka edhe qytetarë të lumtur që paguajnë taksa për infrastrukturën

Publikuar më: 13:25 04-01-2019

Në Gjermani besojnë se qytetarët janë më të lumtur të paguajnë taksa për shpenzime publike se njerëzit në vendet e tjera. Në këtë përfundim arrin një studim i mbështetur nga Kombet e Bashkuara.

Ky lajm shkruan Deutsche Welle bëhet i ditur në një kohë kur ligjvënësit gjermanë i bëjnë thirrje qeverisë gjermane që të rrisë investimet publike ose të ulë taksat përballë tepricës në buxhet.

Instituti më qendër në Bazel të Zvicrës Basel Institute of Commons and Economics ka publikuar shifra për 14 shtete, për faktin se sa dëshirë kanë qytetarët për të paguar taksa për infrastrukturën, shëndetësinë, edukimin dhe pronësi të tjera. Të pyeturit duhet të vendosnin në një shkallë nga 1-10.

Gjermania: 7.0; Kamboxhia: 6.7; Austria: 6.4; Kosova: 5.6; Bangladeshi: 5.5. Vendet e tjera ishin Pakistani: 5.2: Afghanistani: 5.2; Nepali: 4.9; Bosnjë-Hercegovina:4.7; Shqipëria: 4.5; Serbia: 4.1; Mali i Zi: 3.9: Brazili: 3.4; Maqedonia 3,2.

Si u përllogaritën këto shifra? Instituti i nxori kuotat kombëtare duke u bazuar në një sondazh të më shumë se 16.000 personave të pyetur në 141 vende.

Personat u pyetën që të rendisin vendin e tyre duke i dhënë një shifër midis numrit 1 dhe 10 pyetjes nëse “njerëzit i pranojnë taksat dhe kontributet për të financuar pronën publike”.

Article Logic
Execution time: 0.004194974899292