INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kafein/ Asambleja e pedagogëve, Nelku: Nuk i kemi braktisur studentët, duam ligj të ri për Arsimin e Lartë [Video]

Kafein/ Asambleja e pedagogëve, Nelku: Nuk i kemi braktisur studentët, duam ligj të ri për Arsimin e Lartë [Video]

Publikuar më: 16:37 28-01-2019

Protestat e studentëve krijuan një çarje të madhe mes pedagogëve dhe qeverisë, duke u shigjetuar këta të fundit direkt si shkaktarë të situatës së krijuar në fakultete që çoi në reagimin e studentëve.
Nga ana tjetër, mospërfshirja e tyre direkt në protest krijoi idenë se pedagogët nuk i kanë mbështetur studentët e tyre.
Pikërisht, për të sqaruar pozicionin e tyre në lidhje me këtë situatë të krijuar në fakultete, pedagogët e fakultetit të Histori-Filologjisë mblodhën asamblenë e tyre të premten e shkuar.
E ftuar në studion e emisionit KafeIN, pedagogia e Filologjikut Rajmonda Nelku tha se akuzat në drejtim të tyre nuk i kanë intimiduar ata përkundrazi.
“Ne nuk intimidohemi nga propaganda. Ne kemi qenë në fakultet çdo ditë për të dhënë mësim, -por nuk ka pasur studentë”. , u shpreh pedagogia Rajmonda Nelku.
Sipas saj, problem i vërtetë dhe shkaku i kësaj situate është ligji i arsimit të lartë.
Asambleja e pedagogëve tha prof Nelku, i është drejtuar qeverisë për tu shprehur me vullnet të mirë për ta shfuqizuar ligjin aktual dhe për të nisur një proces të ri për hartimin e ligjit për Arsimin e Lartë.
Për më shumë ndiqni intervistën në videon më poshtë

 

Article Logic
Execution time: 0.0034260749816895