INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flavio Qarri është IN me 'KafeIN'!

Flavio Qarri është IN me 'KafeIN'!

Publikuar më: 15:46 17-06-2018

Këtë të hënë nis "KafeIN", emisioni më i ri i mëngjesit në IN Tv dhe IN Radio 105.7, nga ora 07:00 deri në 10:00. Një emision ku gjithësecili prej jush mund të bëhet protagonist me komentet dhe telefonatat tuaja në kohë reale. Gjatë transmetimit në numrin 0699292644 do mund të bëheni pjesë të gjithë ju që keni diçka për të ndarë me INTv. Informacione të ndryshme, lajmi i fundit, showbiz, zbavitje dhe muzika më e mirë në qarkullim do ju shoqërojnë bashkë me Flavion. Do të këtë të ftuar speciale në studio dhe jo vetem.

Emisioni do të transmetohet gjithashtu në rrjetet sociale të IN Tv, në Facebook dhe Instagram, ku ndjekësit do ta kenë të lehtë të përfshihen, të bëjnë pyetjet e tyre e të marrin përgjigje në kohë reale nga gazetari Qarri. Madje do të ketë edhe korrespondentë nga vendet më interesante dhe dëshmitare të ngjarjes së sapo ndodhur.

Mos harroni nga kjo e hënë, ora 07:00 deri në 10:00 nis "KafeIN" me Flavion!

 

Article Logic
Execution time: 0.0024220943450928