INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gazetari ‘’masakron” Encën nëpërmjet kësaj letre të hapur, këngëtarja nuk reagon  [FOTO]

Gazetari ‘’masakron” Encën nëpërmjet kësaj letre të hapur, këngëtarja nuk reagon [FOTO]

Publikuar më: 13:53 13-08-2016

Enca tashmë dihet që përpos talentit, është edhe një nga këngëtaret më provokuese të skenës.

Ka nga ata që e pëlqejnë por ka edhe të tjerë që nuk e durojnë dot këtë stil të këngëtares. Njëri prej tyre është gazetari  Flavio Qarri i cili nëpërmjet një letre të hapur drejtuar 21 vjeçares, ka vjellur gjithë vrerin e mundshëm duke u treguar ndoshta  më i çiltër seç duhet. Ndër të tjera në letër ai i thotë Encës se kur e ka parë live, format e saj ia kanë shpifur aq shumë sa që ka mbetur me orë të tëra në banjo apo “Qetësiou karamele… Noizy nuk është Jay Z dhe ti s’ke për të qenë kurrë Beyonce”.  Por letra është më e “pasur”  dhe ka ngjallur mjaft diskutime tek fansat e Haxhias. Megjithatë kjo e fundit ka preferuar të qëndrojë indiferente….të paktën deri tani!

Article Logic
Execution time: 0.0038690567016602