INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Amber Heard dhunohej nga Johnny Depp, kjo video e tmerrshme  e vërteton [VIDEO]

Amber Heard dhunohej nga Johnny Depp, kjo video e tmerrshme e vërteton [VIDEO]

Publikuar më: 12:36 13-08-2016

Ndarja e Amber Heard dhe Jonny Depp ishte një nga ndarjet më të përfolura.

Ish bashkëshortja e aktorit vazhdimisht pretendonte se ai e kishte dhunuar dhe mundohej të paraqiste edhe fakte për këtë, por nuk ishin të paktë ata që nuk e besonin dhe i jepnin të drejtë Depp. Por tani pasi kanë kaluar plot tre muaj nga ndarja e tyre, TMZ ka publikuar një video  të cilën e ka regjistruar vetë Amber ku Depp duket shumë i dhunshëm. Në këtë video  tronditëse aktori duket i xhindosur  duke u vërtitur nëpër kuzhinë dhe duke përplasur dollapet. Gjithashtu dëgjohet teksa shan  në mënyrë të përsëritur dhe duke thyer gota në dysheme. Është e qartë se mes tyre ka tensione dhe gjatë videos dëgjohet Johnn teksa i thotë: “Do të shohësh një çmenduri? Ta tregoj unë çfarë është çmenduria!”, ndërkohë që e kap Amber se Amber po e xhironte dhe ia rrëmbeu celularin.  Pas kësaj videoje, me siguri ai duhet të bëjë gati një mbrojtje më të mirë.  

Article Logic
Execution time: 0.0033349990844727