INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e opozitës, plagosja e oficerit të FNSH-së, policia: Do shihen pamjet filmike…

Protesta e opozitës, plagosja e oficerit të FNSH-së, policia: Do shihen pamjet filmike…

Publikuar më: 14:40 09-03-2019

Protesta e sotme në Fier u shoqërua me tensione mes policisë dhe qytetarëve të cilët kishin dalë për të protestuar kundër kryeministrit Rama.

Gjatë përplasjeve një oficer I FNSH-së mbeti i lënduar në kokë dhe u dërgua në spital.

Pas përfundimit të protestës policia bëri me dije se gjatë protestës pati tentativa për të çarë kordonin policor, si dhe u goditën me sende të forta forcat e Policisë.

“Për pasojë u plagos në kokë një punonjës policie i FNSH-së, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor do të analizojë provat dhe pamjet filmike për të vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e sulmit ndaj punonjësit të rendit”, njofton policia.

Article Logic
Execution time: 0.0025110244750977