INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama në Itali, si u përpoq të përmirësojë imazhin e vendit

Rama në Itali, si u përpoq të përmirësojë imazhin e vendit

Publikuar më: 15:41 06-03-2019

Kryeministri Edi Rama, siç paralajmëroi dje në Parlament, shkoi në Itali për të përmirësuar imazhin e vendit pas ngjarjeve të javëve të fundit. Në intervista të ndryshme në emisione televizive dhe në shtyp të shkruar Rama ka sfumuar protestën e opozitës. Ai i është përgjigjur dhe një pyejtje provokative se tek LA 7 se i ka orët e numëruara.
“Faleminderit që më dhatë mundësinë, pasi kam ardhur pikërisht për këtë çështje. Gjithçka që shihni në televizion ndodh brenda perimetrit prej 1 km dhe është thjesht një revoltë brenda pallatit të politikës”, tha ai. 
Ndërsa akuzave për korrupsion, Rama ju dha një përgjigje diplomatike. “Për këtë ka mjaftueshëm përgjigje midis politikanëve tuaj”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare. 
Kryeministri shqiptar foli dhe për emigrantët në Itali. Fqinji ynë hapi dyert që në vitin 1990.
“Kur shoh ato imazhe mendoj se është një histori fantastike emigracioni. Itali ishte e vetmja mundësi për ne, falë televizorit, pasi çdo kanal nga frekuencat e huaja ishte i ndaluar dhe vetëm ato italiane mund të hynin ilegalisht. Sot në Itali kemi më shumë se 40 mijë sipërmarrje shqiptare që paguajnë rregullisht taksa", theksoi ai.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032401084899902