INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Britani/Arrestohet babai, mbajti të mbyllur për 13 vjet vajzën e tij

Britani/Arrestohet babai, mbajti të mbyllur për 13 vjet vajzën e tij

Publikuar më: 15:51 06-03-2019

Një burrë me emrin Clark Willey është arrestuar sot pasi ai mbante vjazën e tij 13-vjeçare të mbyllur në një dhomë për gjithë jetën e saj pasi ai mendonte se ajo kishte probleme mendore.

Vogëlushja 13-vjeçare u gjend nga autoritetet britanike pasi ata zbuluan se vajza e lindur nuk kishte vajtur kurrë në shkollë dhe shkuan ta kërkonin.

Kur vajza u gjet nga policët, thjesht bërtiste dhe reagonte dhunshëm ndaj tyre. Vogëlushja nuk dinte të fliste madje, as të ecte.

Specialistët psikiatër i kanë ardhur në ndihmë pasi ngjarja quhet si abuzimi më i madh në histori me një fëmijë.

Emri i vajzës nuk mund të bëhet publik për arsye ligjore dhe ajo mbahet tani nën kujdesin e psikiatërve.

Tashmë ndaj babait ngrihen akuza për dhunë e abuzim ndaj vajzës. Ai po mbahet në burg.

Article Logic
Execution time: 0.0043098926544189