Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i pranishëm në analizën vjetore të policisë së Shkodrës ka paralajmëruar policët për Vettingun se askush nuk do i shpëtojë gjithashtu ju kërkoi të luftojnë krimin e organizuar.
“Të goditen ata që cilësohen si të fortë. Fytyra e policisë së shtetit duhet të ndryshojë. Janë 4-5 grupe kriminale që duhen goditur. Mos u merrni me hallexhinjtë, bosët e krimit janë vërdallë. Bëni kujdes me vettingun, nuk do t’i shpëtojë asnjë. Nëse përfshiheni në trafiqe droge do përballeni me ligjin. Toleranca ndaj krimit do të jetë zero”, shprehet Xhafaj.








28 Nov 2025 





