Një tjetër emër, i cili do t’i bashkohet skuadrës së drejtuesve milanistë është edhe Ricardo Kaka. Mesa duket te Milani nuk po ndalet rikthimi i ikonave të futbollit.
Vetë braziliani ka një dëshirë të madhe që të rikthehet në shtëpinë e tij dhe do ta bëjë këtë pa përfituar asnjë të ardhur. Ai dëshiron që të ndihmojë kuqezinjtë.
Lajmin për rikthimin e dha vetë drejtori për çështjet sportivo-teknike Leonardo.
“Atë e adhuroj, do të jetë nën kujdesin tim. Ai ka shfaqur dëshirën që të mësojë si drejtues, e unë këtë e dija. Është ‘Topi i Artë’ i fundit i Mlanit, gjithnjë do të jetë i lidhur me klubin.
Nuk e dimë se si, por ai ka shumë dëshirë që të na qëndrojë afër. Që në shtator do të jetë në Milano, por nuk ka asgjë përfundimtare. Ai thjesht ka shfaqur dëshirën që të jetë, gratis. Dëshiron që të kuptojë”, informoi Leonardo.