INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk kanë të sosur problemet për RMA! Kovacic refuzon të stërvitet!

Nuk kanë të sosur problemet për RMA! Kovacic refuzon të stërvitet!

Publikuar më: 12:38 07-08-2018

Realin e Madridit e kanë ‘’mbërthyer’’ problemet, prej kohësh në fakt.

Në kampin madrilen këtë here ka shpërthyer çështja Kovacic. Mesfushori kroat ka vendosur të mos dalë në stërvitje me ekipin sepse në pritje të një vendimi.

Edhe pse konsiderohet si i pashitshëm, ai ka kërkuar nga drejtuesit madrilenë që të lihet i lirë për t’u larguar, duke qenë se në “Santiago Bernabeu” nuk ka gjetur hapësirat e duhura për të luajtur.


Gjatë qëndrimit te Real Madrid, mesfushori kroat është aktivizuar shumë pak nga trajneri Zinedine Zidane. Ditëve të fundit ekipi anglez i Manchester United ka bërë një ofertë prej 60 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij, por mesfushori kroat e ka refuzuar.

Article Logic
Execution time: 0.0034370422363281