Të themi të drejtën, pa rezerva fare, pa u kursyer, neve të IN Tv na duket pak për të ardhur keq që për gjëra kaq të thjeshta, të mos kesh informacion të saktë. Që nga Pavarësia e Kosovës, sa vite ka një shekull, ngjyrat e ylberit, emrin e Nënë Terezës, banorët e BBVA u vunë përballë disa pyetjeve dhe përgjigjet e tyre më mirë mos t’i shihni.
Një ndër konkurrentet më të forta të këtij edicioni është padiskutim Selin, por në këtë pyetsor, ndoshta mund të rënditet në vend të fundit. Sipas Selin një shekull ka 15 vjet, kaq.
Mbrapa nuk qëndroi as Gimbo, i cili nuk dinte as Pavarësinë e Kosovës, ndërsa sipas Rogertit, Muzeu i Luvrit është në Gjirokastër, po po fiks aty te kthesa e Kardhiqit.
Big Brother, fshiji këto video nga YouTube.








10 Mar 2026 





