Michael B. Jordan është shpallur fitues i çmimit për Aktorin më të Mirë në Rol Kryesor në edicionin e 98-të të Academy Awards, falë interpretimit të tij në filmin Sinners.
Fitorja e tij u prit me entuziazëm në sallë, ku emri i aktorit u shoqërua menjëherë me duartrokitje të forta dhe reagime emocionuese nga publiku dhe emrat më të njohur të kinemasë.
Në fjalimin e tij falënderues, Jordan e nisi me një dedikim të ndjerë për familjen e tij, e cila ishte e pranishme në sallë, duke e kthyer momentin në një nga më prekësit e mbrëmjes.
Ai ndau mirënjohjen edhe për regjisorin Ryan Coogler, me të cilin ka ndërtuar prej vitesh një bashkëpunim të suksesshëm artistik.
Duke iu drejtuar atij, aktori u shpreh se ndihej i nderuar që e kishte jo vetëm bashkëpunëtor, por edhe mik, ndërsa vlerësoi faktin që Coogler i ka dhënë vazhdimisht hapësirën dhe besimin për të treguar potencialin e tij në ekran.
Një pjesë domethënëse e fjalës së Jordan ishte edhe reflektimi mbi trashëgiminë që kanë lënë aktorët e mëdhenj të kinemasë afro-amerikane.








10 Mar 2026 





