Gjatë Prime-it të së martës në “Big Brother VIP Albania 5”, banorja Nikol zbuloi një histori personale, duke treguar se prej tetë vitesh nuk ka komunikim me nënën e saj.
Pas kësaj deklarate, në emisionin “Fan Club” është lexuar një letër e dërguar nga nëna e saj, e cila reagoi për herë të parë lidhur me situatën. Në mesazhin e saj, ajo theksoi se historia mes tyre është një çështje personale dhe se të vërtetën e dinë vetëm ato të dyja.
“Historia ime dhe e vajzës sime na përket vetëm neve. Të vërtetën e dimë unë dhe Nikol. Unë nuk jam person publik, pavarësisht se kjo histori u bë publike për shkak të zgjedhjes së vajzës sime”, thuhej në letrën e saj.
Ndërkohë, në një lidhje telefonike në studio ishte edhe gjyshja e Nikol, e cila u shpreh se marrëdhënia mes nënës dhe mbesës së saj është një çështje që ato e kanë zgjidhur vetë.
“Unë nuk e di arsyen. Ato të dyja e kanë zgjidhur vetë dhe ajo ka zgjedhur rrugën e saj, duke vendosur të mos flasë me mbesën time. Unë nuk kam çfarë t’i them për këtë”, u shpreh gjyshja.
Gjatë bisedës, moderatorja Kiara Tito e pyeti gjithashtu nëse ka ndonjë nga djemtë e shtëpisë që do ta shihte të përshtatshëm për Nikol. Për këtë pyetje, gjyshja u përgjigj shkurt:
“Ajo e di vetë zgjedhjen e saj, nëse ajo e do, nëna është gati”.








10 Mar 2026 





