INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'E kam neveri'/ Babai i Selin për Mirin: I qëndroj fjalëve të mia deri...

'E kam neveri'/ Babai i Selin për Mirin: I qëndroj fjalëve të mia deri...

Publikuar më: 17:27 15-03-2026

Babai i Selin ishte këtë të diel në një lidhje telefonike me emisionin “Fan Club”, ku komentoi rrugëtimin e vajzës së tij në “Big Brother VIP Albania 5”, si edhe disa nga deklaratat e fundit që janë bërë brenda shtëpisë.

I pyetur nga moderatorja nëse i qëndron ende fjalëve që ka thënë më herët për Mirin, ai u shpreh i vendosur se nuk është penduar për asgjë dhe se vazhdon t’i mbrojë deklaratat e tij.

“Unë në këto momente ndodhem si kokrra e mollës, ashtu si ka thënë edhe vajza ime. Jam në Afrikë të Jugut. Jam shumë mirë dhe mund të bëjmë edhe një video call që ta shihni sa mirë jam. Për deklaratën që kam bërë për Mirin, nuk jam pishman zero. I qëndroj fjalëve të mia deri në vdekje”, tha ai.

Më tej, ai foli edhe për karakterin e Selin, duke theksuar se vajza e tij ka respektuar gjithmonë fjalën e dhënë brenda shtëpisë.

“Selin është njeri i besës dhe në asnjë moment nuk e nominoi Mirin deri sa e pa si është e vërteta. Edhe për besën që i dha atij në fillim të programit, e mbajti deri në fund, derisa e kuptoi që ai e kishte keqpërdorur atë besë”, u shpreh ai.

Në fund të deklaratës së tij, babai i Selin theksoi se nuk dëshiron të flasë më për Mirin.

“Mos më bëni më pyetje për atë, e kam neveri, nuk dua të flas më dhe t’i jap vlera më atij. Unë jam shumë krenar për vajzën time, e kam mbretëreshë”, përfundoi ai.

Article Logic
Execution time: 0.0033948421478271