Pas daljes së Gimbos, situata për Selin ishte mjaft e tensionuar dhe e ngarkuar emocionalisht në shumë momente gjatë dhe pas përfundimit të prime-it banorja u pa e përlotur. Vëllai i saj, i cili duket se është dhe mbështetësi i saj më i madh ka reaguar me një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale, duke e cilësuar atë si një “mbretëreshë të vërtetë”.
Në postimin e tij, ai shkruan se forca e Selin nuk vjen nga zhurma, por nga qetësia dhe qëndrueshmëria që ka treguar çdo ditë. Ai nënvizon se ajo nuk ka nevojë të shtiret apo të ulet të tjerët për të shkëlqyer, pasi drita e saj është e pastër dhe e vërtetë.
Vëllai i Selin thekson se në një ambient ku shumë persona humbasin vetveten për lojë, Selin ka zgjedhur të qëndrojë vetvetja, dhe kjo është fitore e madhe. “Ajo përfaqëson dinjitet, guxim dhe një zemër që nuk thyhet lehtë,” shkruan ai.
Në fund, ai shton se njerëzit mund të harrojnë fjalët, por kurrë nuk harrojnë karakterin, duke përfunduar me një mesazh të qartë dashurie dhe mbështetje për motrën e tij: “TE DUA DHE DO TE DUA GJITHE JETEN @selinbollatii ❤️”.









17 Mar 2026 





