INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kida i jep fund beqarisë, zbulohen detajet dhe data e dasmës

Kida i jep fund beqarisë, zbulohen detajet dhe data e dasmës

Publikuar më: 14:49 24-05-2026

Këngëtarja e dashur Kida ka nisur zyrtarisht përgatitjet për ditën e saj më të rëndësishme. Pas atij propozimi magjik për martesë që mori në Dubai dhe prezantimit të partnerit të saj, Ajbi, dyshja ka vendosur t’i japë fund beqarisë. 

Mësohet se dasma e madhe do të mbahet më 1 shtator.  Siç mëson Prive By Liberta Spahiu, lokacioni i përzgjedhur është Italia, ku çifti po organizon një ceremoni përrallore në fshehtësi të plotë, larg syrit të mediave. 

Kida, e cila gjithmonë është treguar të jetë e rezervuar për jetën e saj private, këtë herë ka vendosur të jetojë hapur ëndrrën e saj të dashurisë.

Ftesat e para thuhet se kanë nisur të shpërndahen në rrethin më të ngushtë shoqëror dhe familjar, ndërsa vjeshta pritet ta gjejë këngëtaren nuse në një nga vendet më romantike e të bukura të botës. 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0033631324768066