INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sara Gjordeni dhe Bardhi në pritje për t’u bërë prindër për herë të dytë, moderatorja ndan lajmin e ëmbël

Sara Gjordeni dhe Bardhi në pritje për t’u bërë prindër për herë të dytë, moderatorja ndan lajmin e ëmbël

Publikuar më: 12:45 24-05-2026

Moderatorja Sara Gjordeni, ka ndarë një lajm shumë personal dhe emocionues gjatë episodit të parë të sezonit të ri të “She’s on Top”.

Ky moment u prit me shumë emocion, duke kthyer nisjen e spektaklit jo vetëm në një mbrëmje gare, por edhe në një moment të veçantë për jetën personale të moderatores.

Historia e dashurisë mes Sarës dhe Bardhit nisi në sytë e publikut gjatë eksperiencës së tyre në “Big Brother”, aty ku lidhja e tyre mori jetë dhe u kthye në një nga çiftet më të komentuara dhe të dashura për publikun shqiptar.

Tashmë, familja e tyre pritet të zgjerohet sërish me ardhjen e një fëmije të dytë, duke e bërë këtë lajm edhe më të veçantë.

Article Logic
Execution time: 0.0038330554962158