INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas përjashtimit të Berhamit nga kombëtarja Zvicerane, reagon menjëherë Xhaka!

Pas përjashtimit të Berhamit nga kombëtarja Zvicerane, reagon menjëherë Xhaka!

Publikuar më: 12:41 07-08-2018

Pas lajmit që Valon Behrami nuk do të luajë më me kombëtaren e Zvicrës, janë zbuluar të reja rreth këtij vendimi. Behrami e quajti këtë vendim të trajnierit Vladimir Petkoviç politik, kurse tekniku informoi se vendimi ishte vetëm sportive.

Nga ana tjetër, Federata e Zvicrës e konfirmoi lajmin, por shtoi se trajneri ka folur me disa futbollistë, përfshirë Behramin dhe Blerim Xhemailin. Zvicra është në prag të një revolucioni sepse të prekur nga vendimi i trajnerit Petkoviç janë edhe lojtarët e tjerë si Johan Djourou, Gelson Fernandes dhe kapiteni Stephan Lichtsteiner.

Pas vendimit të përjashtimit të Behrami-t ka reaguar në facebook edhe mesfushori kosovar i Arsenal-it, Granit Xhaka. “Djema, krejt çka mund të ju them është faleminderit. Ishit ikonat e ekipit të Zvicrës. Kemi shumë kujtime, dhe jemi shokë përjetë”, ka shkruar Xhaka.

Article Logic
Execution time: 0.0021390914916992