INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ze Maria me dorë të hekurt! Ja cilët lojtarë ndëshkon pas humbjes me Prishtinën...

Ze Maria me dorë të hekurt! Ja cilët lojtarë ndëshkon pas humbjes me Prishtinën...

Publikuar më: 12:46 07-08-2018

Pas “dushit të ftohtë” që pësoi skuadra bardheblu, reagimi i trajnerit Hoze Marselo Ferreira ka qenë i ndryshëm për lojtarë të ndryshëm. Menjëherë pas analizës së zhvilluar në dhomat e zhveshjes me ekipin, trajneri Ze Maria ka marrë një vendim drastik. Të gjithë lojtarët, të cilët kanë nevojë për stërvitje, apo që janë mbrapa, do të dalin në përgatitje një ditë përpara të tjerëve në fushën e “Skënder Halilit”.

Në fakt, vendimi është marrë, sepse skuadra nuk është gati për përgatitjet e sezonit të ri. Pothuajse gjysma e ekipit nuk është në formë dhe për këtë arsye ata nuk do të bëjnë pushim, duke filluar punën 24 orë para të tjerëve, të cilët do të shijojnë plazhin dhe dy ditë pushimi.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, lojtarët të cilët janë “ndëshkuar” nga Ze Maria janë futbollistët e ardhur gjatë verës në skuadër. Janë të gjithë blerjet e verës, me përjashtim ndëshkimi i këtyre lojtarëve, të cilët nuk janë paraqitur mirë në ndeshjen me Prishtinën. Pothuajse gjysma e ekipit nuk është në formë dhe për këtë arsye ata nuk do të bëjnë pushim dhe që janë ndëshkuar janë: Sadet Berisha, Asjon Daja, Dorian Kërçiku, Ernest Muçi, Uinful Kobina, Vinsent Atinga, Junus Sentamu Edon Hasani, Erjon Hoxhallari dhe Andri Stafa.

Ndërkohë, nëse një pjesë e lojtarëve do të jenë me ndihmësit e Ze Marias në punë, pjesa tjetër ka marrë arratinë. Shumica e futbollistëve kanë përfituar nga mundësia që u ka dhënë trajneri dhe menjëherë kanë nisur pushimet.

Article Logic
Execution time: 0.0035529136657715