Niveli i futbollit italian po rritet çdo ditë e më tepër dhe këtë e tregojnë afrimet cilësore që skuadrat po bëjnë këtë merkato verore.
Dejan Stankoviç, pjesë e Interit të “Tripletës”, ka thënë fjalën e tij lidhur me transferimin e mundshëm të Luka Modriç te Interi, por edhe për Milinkoviç-Saviç, një emër në gojën e gjysmës së klubeve të globit: “Është një talent i lindur, që te Reali i Madridit ka shkruar historinë. Për ish-skuadrën time do ishte një blerje e madhe dhe me të Interi do fitonte më shumë edhe se Juventusi me transferimin e Kristiano Ronaldos.
Milinkoviç-Saviç? Është rritur dhe përmirësuar me 300% nga momenti që u transferua në Itali. A po qarkullojnë shifrat e duhura? Çmimin e tij e vendosin Lacio dhe Lotito, por Sergej nuk do e vuajë këtë situatë: është solid psikologjikisht, edhe pse, ashtu si për këdo, është normale që do ndikojë te përgatitja e tij”.