INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja për një karikues, lirohen 3  të akuzuarit. Shpërthen nëna: Marvin tim ma vranë përsëri!

Vrasja për një karikues, lirohen 3 të akuzuarit. Shpërthen nëna: Marvin tim ma vranë përsëri!

Publikuar më: 09:23 11-05-2018

Gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorit të çështjes ka vendosur të zëvendësojë masën e sigurisë për tre të rinjtë, që kanë qenë të pranishëm në vrasjen e 22-vjeçarit Marvin Mihali, fëmijës së vetëm të familjes Mihali, i cili u qëllua për vdekje, për një karikues telefoni. Vendimi për lirimin nga qelia e Dejvi Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla, është marrë pak ditë më parë, pasi tre të rinjtë akuzoheshin për “Moskallëzim krimi”. I vetmi që po qëndron në qeli është Eugen Bitraj, i cili sipas prokurorisë së Tiranës rezulton të jetë njeriu i vetëm që ka qëlluar me thikë në zemër Marvin Mihalin. Lirimi i tre të rinjve që akuzohen për “Moskallëzim krimi” është pritur me shumë pakënaqësi tek familjarët e viktimës. Ata mësohet se janë lënë të lirë për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit, pasi akuzoheshin vetëm për “Moskallëzim krimi”. Pas këtij vendi ka ardhur edhe reagimi i nënës së Marvin Mihalit. ‘O zot çfarë tmerri”-shkruan Mira Mihali në një postim një në “Facebook” duke akuzuar prokurorin e çështjes se është një mostër, që la të lirë tre nga kriminelët që bashkëpunuan në vrasje dhe dhunuan trupin e djalit të saj, në momentet e fundit ndërsa djali jepte shpirt.
Postimi i plotë i Mira Mihalit

“Sot është një ditë e zezë për mua! Marvin tim ma vranë përsëri!. Tre nga kriminelët që bashkëpunuan në vrasje dhe dhunuan trupin e tij, në momentet e fundit ndërsa djali jepte shpirt, prokurori monstër, vampire, demoni, sharlatani, maskarai Artan Lulaj i etur për para, i kishte liruar nga burgu pa e ditur askush!O zot çfarë tmerri!Të shikosh vrasësit e birit të vetëm pa akuzë, të lirë në sallën e gjyqit dhe tek i shihja më dilte parasysh video e ngjarjes, shkelmat e tyre mbi trupin e djalit tim! Sa më e madhe se kaq duhet të jetë dhimbja?Dhe çfarë torturash të tjera duhet të kaloj!Më thoni o njerëz, çfarë duhet të bëj në këtë vend?Si do ta vendos drejtësinë?Ju lutem më ndihmoni…”- shkruan në profilin e saj Mira Mihali, nëna e Marvin Mihalit.

Vrasja për një karikues

Marvi Mihali, 22 vjeç nga Tirana humbi jetën mbrëmjen e 31 korrikut pranë stadiumit “Dinamo”. Ai u godit me thikë nga 24 vjeçari Eugen Bitraj. Policia tha se sherri mes të rinjve ku u përfshinë disa persona ndodhi për motive banale. Mësohet se mes të rinjve të konfliktuar ka patur një debat mes 19-vjeçarit Dejvi Bitraj dhe Marvi Mihalit dhe kushëririt të këtij të fundit. Debati tejet banal ka qenë për një karikues telefoni. Nga deklarimet mësohet se kushëriri i Marvit kishte blerë një telefon tek Dejvi dhe ky i fundit nuk i kishte dhënë karikuesin. Më pas sherri ka precipituar pasi Dejvi Bitraj ka thirrur në ndihmë kushëririn e tij Eugen Bitraj 24 vjeç, i cili ka shkuar bashkë me 3 shokë të tjerë. Pasi kanë rrahur Marvin në rrugicën para lokalit, Eugen Bitraj, e ka goditur me thikë në zemër duke i çarë aortën e zemrës. Marvin Mihali ndërroi jetë disa minuta më pas në spital.

Article Logic
Execution time: 0.0045161247253418