INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marrëveshja, a do të njohë Greqia patentat shqiptare

Marrëveshja, a do të njohë Greqia patentat shqiptare

Publikuar më: 09:18 11-05-2018

Shqipëria dhe Greqia pritet të nënshkruajnë sot marrëveshjen për njohjen e patentave.

Marrëveshja do të nënshkruhet në Athinë.

Njohja e patentave të ndërsjella në dy vendet është arritja e parë konkrete deri tani nga bisedimet Shqipëri-Greqi.

Nga ana tjetër, grupi negociator vijon diskutimet përsa i takon zgjidhjes së kufirit detar çështja e cila ka hapur mjaft polemika.

Ndërsa disa javë më parë u arrit marrëveshja për heqjen e vulës apustile.

Një ditë më parë partia ekstremiste Agimi i Artë kërkoi që Athina të vendoste veton për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Article Logic
Execution time: 0.003432035446167