INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tiranë, në 48 orë policia rrugore pezullon 66 patenta

Tiranë, në 48 orë policia rrugore pezullon 66 patenta

Publikuar më: 19:13 21-01-2018

Kontrollet me Drager e Radar për parandalimin e aksidenteve rrugore kanë vijuar si çdo fundjavë nga Policia Rrugore e Tiranës.

Harta e kontrollit është zgjeruar duke shtuar numrin e testeve të alkoolit të kryera, si dhe kontrolli në pika të ndryshme me Radar, në drejtim të shpejtësisë në qendrat e banuara, por edhe në akset interurbane kryesore si ajo Tiranë-Durrës.

Gjate 48 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të ushtruara, janë pezulluar 66 Leje Drejtimi, si dhe janë arrestuar 6 drejtues mjetesh, nga këta 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi.

Kontrollet kanë konsistuar edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor ku për 48 orët e fundit janë vendosur:

• 87 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit.
• 96 masa për parakalim të gabuar
• 190 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit
• 8 masa për mosrespektim të sinjalistikës së semaforit
• 33 masa për ata që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse si dhe pa kontroll teknik të mjetit, etj.
• 511 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Tiranës, do të vijojë kontrollet e pandërprera me Drager e Radar në të gjithë territorin e qarkut Tiranë me qëllimin e vetëm: Rritjen e sigurisë së jetës në rrugë dhe jo për qëllimin e ndëshikimit me masa administrative të drejtuesve të automjeteve.

Article Logic
Execution time: 0.0043630599975586