INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet nusja që vrau burrin e vjehrrën e më pas i vuri flakën shtëpisë

Arrestohet nusja që vrau burrin e vjehrrën e më pas i vuri flakën shtëpisë

Publikuar më: 11:31 01-03-2018

Vranë nënën bashkë me të birin e më pas i kanë vënë flakën banesës për të zhdukur provat. Ngjarja e rëndë Por autorët e kësaj ngjarje makabre kanë përfunduar në prangat e policisë së Vlorës. Sipas të dhënave të uniformave blu të qytetit bregdetar, Policia ka arrestuar personat përgjegjës për vrasjen e dyfishtë dhe më pas djegien e banesës së Salkie Hoxhallarit (73 vjeç) dhe Olsi Hoxhallarit (43 vjeç), në 21 janar të këtij viti.

Në një konferencë për shtyp, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Gentjan Shehaj, deklaroi se janë vënë në pranga dy autorët e vrasjes dhe është sekuestruar arma e ftohtë me të cilën dyshohet se janë vrarë nënë e bir.
Të arrestuarit janë Hysnie Hoxhallari, 32 vjeç, banuese në Vlorë dhe Kasëm Pirjasi, 26 vjeç, banues në Strum të Fierit. Mësohet se 32 vjeçarja është bashkëshortja e 43 vjeçarit Olsi Hoxhallari.
Njoftimi i policisë:
“Konferencë për shtyp e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Gentjan Shehaj, për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të vrasjes së dyfishtë, të ndodhur në muajin Janar 2018 në lagjen “24 Maji", Vlorë.
Vihen në pranga dy autorët e vrasjes, sekuestrohet edhe arma e ftohtë me të cilën dyshohet së është kryer krimi!
Strukturat e Hetimit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, finalizuan operacionin e koduar “Devijimi”, ku është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes së ndodhur në muajin Janar 2018 në lagjen “24 Maji” Vlorë.
Ky operacion erdhi si rezultat i punës profesionale të pandërprerë, duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara, si dhe provat e administruara nga grupi hetimor, të cilat çuan në dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së vrasjes së dyfishtë dhe të djegies së trupave të dy shtetasve, nënë e bir.
Hetimet intensive nisën menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në muajin janar, ku u gjetën të pajetë e të djegur në banesën e tyre shtetasi O.H. dhe nëna e tij shtetasja S.H., pasi nga grupi hetimor u krijua bindja se nuk kishim të bënim me një ngjarje aksidentale, por me një vrasje.
Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:
H.H, 32 vjeçe, banuese në Vlorë.
K. P, 26 vjeç, banues në Strum, Fier.
Të dy shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar e më pas kanë vrarë shtetasit O.H., e S.H., si dhe kanë shkaktuar zjarr në banesë me qëllim fshehjen e provave duke synuar për ta devijuar ngjarjen si "aksidentale".
Në cilësinë e provës materiale është gjetur dhe sekuestruar arma e ftohtë me të cilën dyshohet se është kryer krimi (mjet prerës i fortë prej metali).
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese, kryer në bashkëpunim”, e parashikuar nga nenet 79/dh dhe 25 të Kodit Penal”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0019879341125488