INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja në Korçë/ I dyshuar djali i viktimës, por thotë që s’mban mend asgjë

Vrasja në Korçë/ I dyshuar djali i viktimës, por thotë që s’mban mend asgjë

Publikuar më: 17:52 05-03-2019

Nazime Demollari, nga Korça u masakrua me mjete të forta. Djali i saj 64 vjeçar është i dyshuar.

Gjatë marrjes në pyetje, ai ka thënë se nuk mban mend asgjë pasi ka qenë në gjendje të alkoolizuar. Burime të Syri.net thanë se djali i akuzuar për vrasjen e nënës, ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa thotë se nuk është në gjendje të kujtojë dinamikën e ngjarjes.
“Nuk mbaj mend asgjë çfarë kam bërë. Kam qenë në gjendje të dehur”, citohet të ketë thënë 64 vjeçari për grupin hetimor.
Por policia thotë se ka gjetur prova për krimin në familje dhe ka zbardhur dinamikën e vrasjes së 84-vjeçares, Nazime Demollari.
Sipas hetimeve, ajo nuk është mbytur siç u raportua fillimisht, por është goditur me sende të forta në kokë e trup. Për pasojë ajo gjeti vdekjen e menjëhershme.
Ishin fqinjët ata që njoftuan policinë, pasi kishin dëgjuar një debat të ashpër mes nënës e djalit, që jetonin bashkë në një apartament në lagjen 13.
Konfliktet sipas fqinjëve dhe familjarëve kanë qenë të vazhdueshme mes nënës e djalit, për shkak të përdorimit të alkoolit nga 64 vjeçari.

Article Logic
Execution time: 0.0039238929748535