INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e 30-vjeçarit në Pukë, arrestohet autori pas dy ditë kërkimesh

Vrasja e 30-vjeçarit në Pukë, arrestohet autori pas dy ditë kërkimesh

Publikuar më: 11:54 10-02-2019

Dy ditë pas vrasjes së 30-vjeçarit Petrit Biba në Pukë policia ka arrestuar autorin, një 25-vjeçar. Nga Policia Shkodër në bashkëpunim me forcat e Komisariatit të Policisë Pukë u bë ndalimi i shtetasit Enderis Doda, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Pukë për veprime të mëtejshme. Dy të rinjtë, viktima dhe autori të dy nga Mirdita ishin punonjës në HEC-in e Vrrithit, ndërsa armën që mbanin e kishin pa leje. Pas krimit, 25-vjeçari u largua nga vendngjarja. Ndërsa i riu Biba pas plagëve të marra u dërgua me urgjencë në spitalin e Shkodrës, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037162303924561