INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përdhunimi i 13 vjeçares, nis PROTESTA e heshtur në Tiranë

Përdhunimi i 13 vjeçares, nis PROTESTA e heshtur në Tiranë

Publikuar më: 12:01 10-02-2019

Qytetarët janë bashkuar sot përpara Ministrisë së Arsimit ndërsa po protestojnë pas rastit të rëndë të përdhunimit nga 14 djem i një 13-vjçareje në Kavajë.

Ata kanë zgjedhur që kjo protestë të jetë një “Marshim i heshtur”, për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna seksuale dhe jo vetëm, ndërsa do të vijojnë për tek Drejtoria e Policisë.

Protesta është organizuar me anë të një eventi të krijuar në “Facebook”, ndërsa kësaj proteste i janë bashkuar edhe studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale.

Njëra prej protestueseve paralajmëroi se kjo protestë është vetëm fillimi.

“Gratë dhe vajzat shqiptare nuk mund të durojnë më përdhunimin e tyre. Protestat janë të shumëllojshme. Heshtja simbolizon heshtjen e autoriteteve.

Ndërsa një tjetër tha: “Politika jonë është e paskrupullt, që për interesin dhe propagandën e tyre shqyejnë këdo. Këtë e tregoi mjaft mirë edhe rasti i fundit”.

Në vijim një prej protestueseve i bëri thirrje drejtësisë të bëjë punën e saj për ndëshkimin e djemve të përfshirë në këtë akt tronditës.

“Kam një mesazh që ia drejtoj asaj që ka rastin në dorë. I bëj thirrje drejtësisë që të japë dënimin e merituar. Mbase sot pazari filloi për një “Playstation”, por nesër kur të rritet pazari mund të rritet për të blerë makina luksoze. Kam edhe një thirrje për prindërit e prindërve të atyre djemve, duhet të ishin pranë prindërve dhe vajzës së dhunuar”, u shpreh qytetarja për faxweb.

prottesss.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003864049911499