INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta para Parlamentit, ja si u pasqyrua në mediat e huaja (FOTO)

Protesta para Parlamentit, ja si u pasqyrua në mediat e huaja (FOTO)

Publikuar më: 16:46 05-03-2019

Mediat më prestigjoze të huaja kanë pasqyruar protestën e sotme të opozitës. Agjencia e lajmeve “Associated Press” raporton se mijëra protestues që përkrahin opozitën rrethuan këtë të martë Kuvendin duke kërkuar qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme. Po ashtu, “Associated Press” shkruan se në protestë pati hedhje fishekzjarrësh dhe djegie gomash, por gjithçka u mbyll në formë paqësore dhe protestuesit u shpërndan.

Agjensia e lajmeve italiane ANSA, shkruan, “Qindra agjentë policie kanë rrethuar parlamentin ku zhvillohet seanca vetëm me praninë e mazhorancës. Opozita ka hequr dorë nga mandati i deputetëve të saj prej dy javësh”.
Ndërsa agjencia tjetër e lajmeve italiane “NOVA” shkruan se manifestimi i protestuesve shqiptarë është i katërti në pak javë.
“Është manifestimi i katërt radhazi brenda pak javëve, gjatë të cilëve janë regjistruar përleshje me policinë”.

flamuri.jpeg

 

foto_ap.jpeg

(Fotot, Associated Press)

Article Logic
Execution time: 0.0030951499938965