INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e Marvin Mihalit, për një karrikues! Për autorët kërkohet 87 vite burg[FOTO]

Vrasja e Marvin Mihalit, për një karrikues! Për autorët kërkohet 87 vite burg[FOTO]

Publikuar më: 16:39 04-03-2019

Në seancën vendimtare për vrasjen e Marvin Mihalit u shpall pretenca dhe u kërkuan 87 vite burgim për autorët. Dy prej tyre mbahen në paraburgim dhe dy janë në arrati. Vrasja e 22-vjeçarit për shkak të një karikuesi telefoni u konsiderua edhe në seancën e konkluzioneve si vrasje në bashkëpunim.

“Ne kërkojmë dënime të ashpra”, nënvizoi prokurori , “sepse ngjarja është e rëndë dhe tronditi opinionin publik e për këtë të bëhet shembull edhe për të rinjtë e tjerë që për shkaqe kaq banale konfliktet të mos përfundojnë me pasojë," shkruan Top Channel.
Për këtë krim, Dejvi Bitraj të shpallet fajtor, deklaroi prokurori, e të dënohet me 24 vite burgim, Marsel Alla të dënohet me 20 vite, Gridens Alla 25 vite dhe Eugen Bitraj 18 vite burgim.

marvok.jpg

Viktima Marvin Mihali

Article Logic
Execution time: 0.0038468837738037