INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasadorja franceze apel për dialog në Parlament

Ambasadorja franceze apel për dialog në Parlament

Publikuar më: 16:46 04-03-2019

Ambasadorja franceze, Christina Vasak i është bashkuar thirrjeve që kërkojnë dialog mes maxhorancës dhe opozitës së larguar nga Parlamenti.

Në një aktivitet të zhvilluar në kuadër të Frankofonisë, ambasadorja e Francës u shpreh se Parlamenti është vendi ku dialogohet. “Demokracia mbështet në dialogun politik dhe nënkupton dialog mes qeverisë dhe opozitës, kurse parlamenti është vendi natyral i këtij dialogu. Reformat e guximshme që janë marrë duhen patjetër të vazhdohen, sepse kanë të bëjnë me një realitet konkret dhe ka të bëjë me besimin që populli shqiptar duhet të ketë në institucion”, nënvizoi ambasadorja.


Ndëkrohë, duhet theksuar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot zëvendësoi 4 mandate deputetësh në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Article Logic
Execution time: 0.0035300254821777