INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e të moshuarës në Korçë, policia jep sot detajet

Vrasja e të moshuarës në Korçë, policia jep sot detajet

Publikuar më: 10:41 05-03-2019

Policia ka zbardhur vrasjen e 84-vjeçares, Nazime Demollari në Korçë që gjeti vdekjen në banesën e saj. Gruaja e moshuar nuk është mbytur, siç u tha një ditë më parë, por është masakruar me sende të forta. 84-vjeçarja është goditur disa herë me sende të forta në kokë dhe në trup, goditje që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Policia ka vënë në pranga të birin 64-vjeçarin, Nazim Demollari me akuzën për “vrasje për shkak të rrethanave familjare”.

Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në vijim të kryerjes së veprimeve të mëtejshme procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, bënë arrestimin në flagrancë të djalit të saj, shtetasit N.D., 64 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, në banesë, ky shtetas dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë dhe trup, nënën e tij N.D., 84 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen. Materialet i kaluan Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Article Logic
Execution time: 0.0042269229888916