INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masakra në ish-Bllok/Lirohet Ervin Mata, i fejuari i Elvana Gjatës

Masakra në ish-Bllok/Lirohet Ervin Mata, i fejuari i Elvana Gjatës

Publikuar më: 10:32 04-03-2019

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë Ervin Matën, të fejuarin e këngëtares Elvana Gjata, i cili u dorëzua të premten në Policinë e Shtetit, pasi ishte në kërkim që prej 4 tetorit 2018 për vrasjen e ndodhur në një lokal në ish Bllok.

Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg”, ndërsa ka argumentuar se nga pamjet filmike duket se Ervin Mata ka shtyrë në konflikt Mervjol Billon. Sipas Prokurorisë autori nuk kishte asnjë konflikt të drejtpërdrejtë me viktimën Fabian Gaxha, dhe të gjitha veprimet e Billos kanë qenë të ndikuara nga Mata.

Avokati i Ervin Matës është shprehur se klienti i tij u sulmua dhe nuk shkoi të konfliktohej me palën tjetër, shkruan shqiptarja.com. Mata nuk ka qenë i pranishëm në seancën gjyqësore të zhvilluar ditën e sotme, ndërrkohë që në dëshminë e dhënë në polici është shprehur se nuk ka qëlluar dhe është larguar nga të shtënat.

Truproja i Ervin Matës, ish-komandoja Mervjol Billo, ekzekutoi Fabian Gaxhën dhe plagosi Ervis Martinajn dhe Eljo Haton. Billo ndodhet ende në arrati, ndërsa Martinaj në burg, teksa Hato është liruar nga gjykata.

Article Logic
Execution time: 0.0037250518798828