INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E ka fiksim? DETAJI që e kemi vënë re te shumica e klipeve të Elvana Gjatës, ja për çfarë bëhet fjalë! [FOTO]

E ka fiksim? DETAJI që e kemi vënë re te shumica e klipeve të Elvana Gjatës, ja për çfarë bëhet fjalë! [FOTO]

Publikuar më: 21:25 01-03-2019

Këngëtarja e njohur shqiptare, ka publikuar projektin e ri muzikor të cilin e ka paralajmëruar prej disa ditësh. “Tavolina e merzisë”, titullohet kënga e re nga Elvana e cila është shoqëruar edhe me videoklip. Muzikën e ka bërë Armend Rexhepagiqi, ndërsa tekstin që i dedikohet dashurisë e ka shkruar Aida Bajraku.

Ajo që ka marrë vëmendje të madhe dhe që është përgezuar në të njëjtën kohës është imazhi i Elvana Gjatës në klip. Këngëtarja në klipin në fjalë është shfaqur mjaft e thjeshtë, e veshur me xhins, me grim të lehtë dhe me flokët e drejta.

Elvana ka treguar që kur i ka kërkuar Selmës që të krijonte një look natyral tek ajo, kjo e fundit ka reaguar duke i thënë ‘Hate you, dhi’, pra ‘të urrej dhi’.

Por kjo nuk është hera e parë që Elvana shfaqet e tillë në klip madje është një detaj që lidhet me shumë klipe të këngëtares.

Mbase shumë nga ju nuk i kanë kushtuar rëndësi, por këngëtarja e njohur zgjedh gjithmonë grim të lehtë në klipet e saj. Ajo preferon ngjyrat e tokës të cilat i aplikon tek buzët dhe tek sytë. Në disa raste të rralla ajo ka eksperimentuar me të kuqen dhe vishnjen tek buzët, por gjithsesi ‘look-u’ i saj mbetet i thjeshtë.

collagedjjt.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041429996490479