INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
VRASJA e Kurtit, policia do të marrë në pyetje një person të rëndësishëm të së kaluarës së Jurgenit…

VRASJA e Kurtit, policia do të marrë në pyetje një person të rëndësishëm të së kaluarës së Jurgenit…

Publikuar më: 14:42 20-03-2019

Pas ekzekutimit në Tiranë të 26-vjeçarit Jurgen Kurti, policia është ende pa emra të autorëve që vranë të riun në hyrje të pallatit në zonën e stadiumit "Selman Stermasi", teksa shkonte për në banesë ku jetonte me të ëmën. Policia është duke kryer hetime intensive për të zbardhur ngjarjen, dhe pistat janë të shumta për shkak të përfshirjeve në disa ngjarje kriminale të Jurgen Kurtit. Sipas shqiptarja.com policia e Tiranës ka kërkuar të marrë në pyetje, Dervis Arapin, djalin e Agim Arapit, të vrarë në prill të 2017-ës në Durrës, në një ngjarje të dhunshme ku ishte i përfshirë edhe 26-vjeçari Jurgen Kurti. Fletë-thirrja për dëshmi i është dorëzuar nënës së tij, Vjollca Arapi e cila jeton në Durrës. 

Burime për Shqiptarja.com thonë se prej disa muajsh Ervis Arapi ndodhet në Itali dhe se nga verifikimet në sistemin TIMS nga muaji janar e deri më tani nuk rezulton të jetë futur në Shqipëri, të paktën në rrugë të ligjshme. Burime nga policia thanë se ende s'ka prova që e lidhin direkt me vrasjen dhe se ai është thirrur për t’u pyetur.

Article Logic
Execution time: 0.0041987895965576