INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Karaxhiç pret vendimin, “Kasapi i Bosnjes” rrezikon burgimin e përjetshëm

Karaxhiç pret vendimin, “Kasapi i Bosnjes” rrezikon burgimin e përjetshëm

Publikuar më: 14:35 20-03-2019

Ish-lideri serb i Bosnjës Radovan Karaxhiç del këtë të mërkurë para Gjykatës Hagë. Apeli do të japë verdiktin përfundimtar per akuzat ndaj Karaxhiç në luftën e Bosnjës.

Shkalla e parë e Gjykatës Ndërkombëtare e ka dënuar me 40 vite burgim.

I njohuri si kasapi i Bosnjës, tashmë 73-vjeç, ish-poet dhe psikiatër, është shpallur fajtor për 10 akuza, për genocid, krime lufte dhe krime të tjera, duke përfshirë edhe planifikimin e masakrës së Srebrenicës në korrik të vitit 1995 ku humben jeten 10.000 persona.

Vendimi i vitit 2016-te u apelua nga prokuroret të cilët kërkuan dënimin e Karaxhic me burgim të perjetshem .

73 vjecari e ka cilësuar dënimin e dhënë ndaj tij si vendim politik.

Article Logic
Execution time: 0.0040521621704102